Ish-ushtarët e Forcave të Armatosura të Kosovës: E kemi përgatitur në detaje luftën në Kosovë

Aktuale

Ish-ushtarët e Forcave të Armatosura të Kosovës: E kemi përgatitur në detaje luftën në Kosovë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Dy ish-ushtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Musa Dragaj dhe Ismet Ibishi, kanë folur për ish-kryekomandantin e FARK-ut, Tahir Zemaj, për të cilin pati akuza ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-shefi i G2-shit, Halil Çadraku.

Musa Dragaj i ka quajtur “joserioze, tendencioze dhe të pasakta” pretendimet e Çadrakut.

“Ka shumë gjëra për t’u thënë për organizimet që kanë ndodhë asaj kohe”, tha ai. “Ajo është më së lehti t’i etiketosh dhe t’i nënvlerësosh njerëzit”.

Në lidhje me funksionimin e FARK-ut ai tha se posedon edhe dokumente.

Ndërsa Ismet Ibishi tha se FARK-u kishte përgatitur “plane operative” qysh herët.

“Ne krejt këto 8 vite, e kemi pasur të përgatitur në detaje luftën në Kosovë”, tha ai në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat