Ish-ushtarët e FARK-ut akuzojnë ish-gjeneralin shqiptar: Na ka penguar, ndikoi në arrestimin e Ahmet Krasniqit

Aktuale

Ish-ushtarët e FARK-ut akuzojnë ish-gjeneralin shqiptar: Na ka penguar, ndikoi në arrestimin e Ahmet Krasniqit

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:55
Ish-ushtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës

Ish-ushtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Musa Dragaj e Ismet Ibishi kanë drejtuar akuza ndaj ish-gjeneralit shqiptar të Divizionit të Kukësit, Kudusi Lames, në lidhje me aktivitetin e tyre gjatë luftës.

Dragaj tha në Frontal se Kudusi Lame iu ka penguar pasi dhe se kryekomandanti i FARK-ut ka qenë në rrezik.

Ai prezantoi një letër përmes së cilës Lame e kishte ftuar atë në një takim. Me atë letër tha se kishte të drejtë të lëvizte më pas. Ai tha se Lames “i ka munguar sinqeriteti”.

Image
Letra e prezantuar

Ndërsa Ismet Ibishi tha se Kudusi Lame “na ka penguar shumë, na ka penguar gjithmonë”.

“Mos të them se ka ndikuar edhe në arrestimin e Ahmet Krasniqit”, tha ndër tjerash ai. Kononel Ahmet Krasniqi në atë kohë kishte qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.

“Ka penguar furnizimin me armatim. Shpesh ka penguar edhe në lirinë e lëvizjes”, tha Ibishi për Lamen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat