Opozita me porosi për Kurtin para takimit të 2 Majit, i kërkon të raportojë në Kuvend

Aktuale

Opozita me porosi për Kurtin para takimit të 2 Majit, i kërkon të raportojë në Kuvend

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:42
Ohër, 18 mars 2023.

Asociacioni pritet të jetë kryetemë e takimit mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, më 2 Maj.

Opozita porosit kryeqeveritarin Kurtin që në kryeqendrën diplomatike të mos pranojë asnjë draft-statut që bie ndesh me Kushtetutën.

Madje, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj po do që këtë t`ia bëjnë të qartë sy me sy para nisjes.

“Kryeministri para se të udhëtojë duhet të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Duhet të jetë transparent. Asociacioni, i vetëm, i pranueshëm, për Kosovën është pa kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të lejohet të ketë pushtet të tretë”, u shpreh Kadrijaj.

Nga PDK thonë se kompromisi i fundit i Kosovës është pakoja e Ahtisarit.

Deputeti i këtij subjekti, Hajdar Beqa e cilëson të papranueshëm çfarëdo lëshimi tjetër në raport me Serbinë.

“Asociacioni duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën. Nuk duhet të pranohet në asnjë formë që të ketë cenim të rendit kushtetues. Kompromisi i fundit Pakoja e Ahtisarit”, theksoi Beqa.

Në të kundërtën, partitë opozitare paralajmërojnë kundërshti.

“Do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë për të kundërshtuar çdo gjë që cenon Kushtetutën”, u shpreh Kadrijaj e AAK-së.

“Jam optimist se asnjë deputet nuk pranon diçka që nënkupton se duhet të ndërrohet Kushtetuta”, potencoi Beqa i PDK-së.

Politologu Fidan Ukaj, në anën tjetër, e bëri të ditur arsye se pse Serbia e do të kundërtën e Kosovës sa i përket Asociacionit.

“Serbia do një Republika Srpska në Kosovë. Një Asociacion me komptenca ekzekutive. Krejt kjo që pastaj të destabilizojë Kosovën”, vlerësoi Ukaj për fo.

BE ka konfirmuar se në takimin e nivelit të lartë, vec Asociacionit, do të diskutohet edhe për miratimin formal të Deklaratës për Personat e Pagjetur si dhe të gjitha obligimet që derivojnë nga ujdia e Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat