​Osborn e Jashari në Babaj të Bokës panë nga afër ushtrimin fushor “Iron Wolf”

Aktuale

​Osborn e Jashari në Babaj të Bokës panë nga afër ushtrimin fushor “Iron Wolf”

Më: 25 prill 2023 Në ora: 20:18
Babaj të Bokës.

Komandanti FSK-së së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa’s vizituan zonën e trajnimit në Babaj të Bokës.

Bëhet e ditur se në kuadër të vizitës së komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Kosovë, gjeneralbrigade Stephan Osborn së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jashari sot kanë vizituar zonën e trajnimit në Babaj të Bokës, ku Regjimenti i parë i Forcave Tokësore është duke realizuar ushtrimin fushor “Iron Wolf”.

“Gjeneralët përcollën nga afër skenarët e manovrës luftarake të ekzekutuara nga Regjimenti i parë, dhe ndër të tjera diskutuan për planet e investimit të FSK-së në zonën e trajnimit dhe poligonet e planifikuara në këtë zonë.

Me këtë rast Komandanti i FSK-së ka falënderuar Gardën e Iowa’s për bashkëpunimin me FSK-në, dhe ushtrinë amerikane për mbështetjen me fonde për të investuar në këtë zonë me interes të veçantë për ushtrinë tonë. Kjo zonë do të mund të shfrytëzohet edhe nga vendet partnere dhe të rajonit për të krijuar mundësi të shkëmbimit të përvojave dhe ndërveprueshmërisë”, njofton FSK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat