“Liberalizimi ka ndodh pardje”, Haradinaj tregon pse u vonua kaq shumë lëvizja e lirë për qytetarët

Aktuale

“Liberalizimi ka ndodh pardje”, Haradinaj tregon pse u vonua kaq shumë lëvizja e lirë për qytetarët

Më: 25 prill 2023 Në ora: 21:20
Ramush Haradinaj

I ftuar në emisionin Pressing, Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar një deklaratë të vjetët të tij kur ishte kryeministër që lidhej me liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi ka ndodh pardje”, kishte thënë kryeministri i atëhershëm, tani deputet i Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave është lidhur me dialogun, një gjë e padrejtë sipas tij ndaj qytetarëve të vendit.

Ai ka thënë se edhe qeveria Kurti ka merita, por sipas tij, nuk ka përmbushur ndonjë kriter të ri, pasi që ato ishin përmbushur kohë më parë.

“Aprovimet kanë ndodhur në kohë, në komision dhe institucionet e BE-së. Edhe kjo qeveri ka maeritën e vet. Dialogu ka qenë çelsi i liberalizimit të vizave. Po shihet që ka qenë e rregulluar në kohë, që me ndodh me progresin në dialog. Edhe qeveria Kurti ka meritat e veta, por s’ka qenë në rregull që me vonu kaq shumë. Pyeteni qeverinë se a kanë qenë të përmbushura dhe cili është një kriter i ri që është përmbushur nga ajo”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, liberalizimi nuk lidhet me luftimin e korrupsionit, siç pretendon herë pas here qeveria.

“Mua më duket që Kurti po  e lufton gjyqësorin dhe jo korrupsionin. Ne kemi pasur vlerësime të mira për luftimin e korrupsionit… ju siguroj që pritja kaq e gjatë, ka qenë e lidhur me dialogun. Kjo ishte e padrejtë edhe për qeveritë para meje”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat