Haradinaj, thirrje qeverisë: Mos bëni veprime në vete, pa folur me amerikanët dhe Quint-in

Aktuale

Haradinaj, thirrje qeverisë: Mos bëni veprime në vete, pa folur me amerikanët dhe Quint-in

Më: 25 prill 2023 Në ora: 21:55
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria duhet të jetë më e kujdesshme kur të ndërmarrë veprime në pjesën veriore të Kosovës.

Haradinaj, duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill, ka thënë se fakti që kanë dalë vetëm disa serbë në votim nuk është pozitiv.

“Serbia mburret me mosdaljen e serbëve në këto zgjedhje”, thotë ai.

Duke folur tutje për shumë veprime të qeverisë në veri në vitin e fundit, Haradinaj ka thënë se duhet të ketë kujdes dhe se nuk bën të merren vendime pa koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“U them shpesh, mos merrni veprime në vete. Jo pa i parë të gjitha opsionet dhe pa folur me amerikanët dhe Quint-in”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat