Muja: Kemi arritur në atë nivel që ta përplasim për herë të parë Vuçiqin me ndërkombëtarët

Aktuale

Muja: Kemi arritur në atë nivel që ta përplasim për herë të parë Vuçiqin me ndërkombëtarët

Më: 25 prill 2023 Në ora: 22:27
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka folur rreth reagimeve të Serbisë pasi Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Muja ka thënë se reagimet e Vuçiqit e Bërnabiqit ndaj ndërkombëtarëve pasi u votua pozitivisht për Kosovën, janë moment i rrallë në 2-3 vitet e fundit.

“Dje temë kryesore ka qenë ndeshja e Bërnabiqit dhe Vuçiqit me faktorin ndërkombëtar. I keni pa dje dhe pardje këto përplasjet dhe tash ky është moment i rrallë në këto 2-3 vitet e fundit. Na kemi mbërri në qat nivel që ndoshta për herë të parë Vuçiqi haptazi po përplaset me faktorin ndërkombëtar dhe ne këtë ia kemi bë me dije faktorit ndërkombëtar. Edhe atij lokal. Ne e njohim Serbinë, po ashtu Vuçiqin se ka qenë ministër i Propagandës së Millosheviqit”, ka thënë Muja në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Tutje sa i përket raporteve të kohëve të fundit Serbi – ShBA, ai ka thënë se fqinji verior mund të ‘ledhatohet’ me ShBA-në por nuk duhet të lejohet që kjo të shkojë në kurriz të Kosovës.

“Serbia le të ledhatohet me ShBA-në por ne e kemi detyrë por ne nuk duhet të lejojmë që ky ledhatim të shkojë në kurriz të Kosovës. Kjo është detyrë e imja si deputet, por edhe e Qeverisë së Kosovës. Neve na interesojnë dy çështje që këto të mos shkojnë në dëm të Kosovës dhe e dyta që ai ledhatim të përfundojë kushtimisht me riorientimin e Serbisë drejt perëndimit që është në interes strategjik të Kosovës. Ajo nuk është e dëmshme për Kosovën”, ka thënë Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat