Murati dhe ambasadori Szunyog bisedojnë për masat për energjinë elektrike

Aktuale

Murati dhe ambasadori Szunyog bisedojnë për masat për energjinë elektrike

Më: 26 prill 2023 Në ora: 08:10
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bashkë me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, do të flasin sot për energjinë elektrike.

Ata në një konferencë për media do të japin informacione lidhur me masën për kursimin e energjisë elektrike.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e qeverisë duke filluar nga ora 09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat