Urologët nga Kosova dhe Turqia do të kryejnë për herë të parë dy intervenime në QKUK

Aktuale

Urologët nga Kosova dhe Turqia do të kryejnë për herë të parë dy intervenime në QKUK

Më: 26 prill 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Urologët e Kosovës dhe Turqisë përmes një bashkëpunimi do të kryejnë për herë të parë në Kosovë, dy intervenime Nefrektominë radikale dhe Cistën parapielike të veshkës.

Kështu ka njoftuar QKUK-ja përmes një komunikate për media.

Aty thuhet se ky aktivitet do të realizohet në Klinikën e Urologjisë në QKUK dhe do të transmetohet live në Qendrën e Telemjekësisë.

Të mërkurën, me datë 26.04.2023, nga ora 09:00, në Klinikën e Urologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, realizohet Nefrektomia radikale dhe Cista parapielike të veshkës. Këto intervenime kryhen në bashkëpunim me mjekë nga Klinika e Urologjisë – FIRAT University Elazig Turqi. Intervenime do të transmetohen në kohë reale në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë, në ShSKUK, ku përfaqësuesit e medieve janë të mirëseardhur në Qendrën e Telemjekësisë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat