Armend Zemaj: Arben Vitia po bën harrnime në Shëndetësi

Aktuale

Armend Zemaj: Arben Vitia po bën harrnime në Shëndetësi

Më: 26 prill 2023 Në ora: 09:39
Armend Zemaj

Janë bërë pesë muaj prej që e ka rimarrë prapë postin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Për periudhën që po qeverisë me këtë dikaster, nuk po shprehet aspak i kënaqur ai që dikur udhëhoqi me këtë ministri.

Deputeti Armend Zemaj thotë se Vitia ka bërë vetëm “harrnime”.

Brenda këtyre muajve, Zemaj thotë se nuk ka ndodhur asgjë pozitive në shëndetësi.

“Deri më tani ka vetëm premtime, edhe intervenime ose harrnime vende-vende ku kanë qenë projekte me vite të tëra të iniciuar e deri tani kanë arritur diku të përfundojnë. Një projekt i ri ose një investim i ri ose një blerje e re nuk është që ka ndodh as në këta pesë muaj”, u shpreh ai për fro.

Vizion për këtë sektor të ndjeshëm, sipas Zemajt, Qeveria Kurti nuk ka.

Ai thotë se shëndetësia nuk është prioritet i kësaj qeverie.

“Që nuk e kanë prioritet e kemi parë që në fillimet e saj, që s’ka pasë plan është parë nga fillimet e saj, por që nuk  kanë edhe vizion kjo edhe po vazhdon, po vazhdon edhe pas 30 muajve ose pas dy viteve e gjysmë të kësaj qeverie. Fatkeqësisht, krejt kjo rezulton me keqmenaxhim sepse kur nuk ka aftësi për me menaxhu një sektor është mungesë e aftësisë, edhe mungesë e vullnetit por edhe e një vizoni që do të duhej ta kishte një qeveri së paku normale”, deklaroi Zemaj

Zemaj për gjendjen në shëndetësi: Nëse vazhdohet kështu, është degradim total

Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se nëse vazhdohet me këtë gjendje në shëndtësi ky sektor do të degradoj.

“Nëse vazhdon me këtë dinamikë, ky mandat përfundon me këtë gjendje, e nëse përfundon me këtë gjendje atëherë është degradim total i këtij sektori të ndjeshëm dhe i cili është më tepër nevoja të mëdha dhe ndryshime pozitive”, thotë ai

Zemaj thotë se Qeveria Kurit i ka kaluar limitet e absurditetit.

Ai ka përmendur edhe ikjen e mjekëve dhe infermierëve nga Kosova.

“Kjo Qeveri tani i ka kaluar edhe limitet të absurditetit. Ne këto dy vitet e fundit i kemi më shumë se 400 mjekë që e kanë lëshuar Kosovën dhe shumica nga ata nga institucionet publike, e njëjta gjendje është edhe me infermierë, numër i madh janë larguar nga institucionet publike shëndetësore, e çka është absurde është rrit numër i madh i të papunëve të mjekëve dhe infermierëve në Kosovë”, thotë ai.

Në kohën sa ishte ministër, Zemaj thotë se nuk ka qenë gjendja kështu.

Zemaj thotë se gjatë qeverisjes së tij në ministrinë e Shëndetësisë, ka qenë fokusi më i madh në donacione.

“Edhe pse ka qenë kohë pandemie, edhe sa i përket furnizimit me barna me të thënë të drejtën ose materialit shpenzues fare-fare pak mundem me thënë që ka pasë mungesë edhe pse nuk krahasohet ajo kohë me kohën e tanishme. Kemi pasë ndihmesa të mëdha, fokusi ka qenë më i madh në donacione e shumë gjëra të tjera, por pavarësisht kësaj ndryshime pozitive nuk po shohim është gjendje e njëjtë e viteve të fundit”, deklaron Zemaj

Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në tetor të vitit të kaluar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për kryetar në Komunën e Prishtinës – garë të cilën e kishte humbur kundër kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama.

Vitia kishte shërbyer si ministër i Shëndetësisë edhe në Qeverinë Kurti 1 më 2020.

Pas dorëheqjes së tij, rreth një muaj më vonë, ministër i Shëndetësisë ishte emëruar Rifat Latifi. Por, ky i fundit dha dorëheqje më 6 tetor, gati një vit pas marrjes së detyrës.

Që nga atëherë, Kosova ishte me ushtruese detyre të ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Ndërkohë, numër i madh i mjekëve e infermierëve që nuk po munden të gjejnë vend pune në Kosovë dhe si pasojë po detyrohen të shkojnë jashtë vendit.

Vetëm gjatë këtyre tre muajve të parë të 2023-es, janë larguar 86 mjekë, dhe 220 infermierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat