Mbledhja e Qeverisë/ Kryeministri Kurti fillon adresimin: Këtë javë çdo qytetar është ndjerë më europian

Aktuale

Mbledhja e Qeverisë/ Kryeministri Kurti fillon adresimin: Këtë javë çdo qytetar është ndjerë më europian

Më: 26 prill 2023 Në ora: 10:42 Përditësuar në ora: 11:05 më 26.04.2023
Kryeministri Albin Kurti

Qeveria ndan 10 milionë euro për zbatimin e këtyre masave

Qeveria ka ndarë 10 milionë euro për zbatimin e masave të efiçencës së energjisë elektrike, me kërkesë të Ministrisë së Financave.

Ministri Hekuran Murati tha se këto para do t’i rinovojnë edhe masat e tjera për ndërtesat e banimit social.

“Mjetet e ndara në shumë prej 10 mln euro merren nga kontigjenca për energji dhe transferohen te fondi për efiçiencë të energjisë”, tha Murati.

Anëtarësimi në KiE dhe liberalizimi i vizave, Kurti: Shteti ynë po bëhet më i fuqishëm së kurrë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka filluar mbledhjen e 140-të të Qeverisë, duke folur për dy vendimet e miratuara: liberalizimin e vizave dhe aplikimin e Kosovës në Parlamentin e Këshillit Evropian.

Kurti tha se pas një pune të përkushtuar, kanë arritur të zhbllokojnë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.

Liberalizimi i vizave kishte ngecur për katër vjet. Me shumë punë vitin e kaluar arritëm të zhbllokojmë këtë ngecje. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë pa viza në 31 vende evropiane” tha Kurti.

Kryeministri theksoi se “shteti ynë po bëhet me i fuqishëm së kurrë”.

“Të hënën Komiteti i Ministrave votoi për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Do të japim kontributin në të ardhmën, me të drejta të plota”, tha Kurti.

Kurti ndër tjerash tha se këto dy vendime të rendesishme të miratuara brenda një jave, po e konfirmojnë rrugën e Kosovës drejt Evropës.

Kurti: Këtë javë çdo qytetar është ndjerë më evropian

Kryeministri Albin Kurti ne mbledhjen e Qeverisë foli për dy lajmet e mira që Kosova i mori ditët e fundit.

Kurti foli për liberalizimin e vizave dhe hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke thënë se këtë javë çdo qytetar i Republikës është ndjerë më evropian dhe më afër Evropës.

Ai tha se procesi i liberalizimit të vizave u zhbllokua vitin e kaluar “me shumë punë dhe angazhim” nga Qeveria që ai udhëheq.

Javën që lamë pas edhe këtë javë çdo qytetar është ndjerë më evropian dhe më afër Evropës. Liberalizimi kishte ngecur, me shumë punë arritëm që ta zhbllokojmë këtë proces. Dua të falënderoj edhe një herë zëvendësministrat dhe stafet e tyre për punën e palodhshme dhe të suksesshme”.

Nga 1 janari qytetarët mund të udhëtojnë pa viza. Pasaporta jonë do të jetë e fuqishme. Këtë javë u murr një vendim i rëndësishëm në Strasburg. Komiteti i Ministrave votoi për aplikimin e Kosovës në KiE. Mendoj që do të japim kontributin tonë si anëtar të KiE-së. Këto dy vendime të rëndësishme konfirmojnë se jemi në rrugën evropiane, dhe se jemi në rrugën e duhur. Çështja e të pagjeturve është temë prioritare dhe do të vazhdojë të jetë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat