​Kosova inicion aderimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Aktuale

​Kosova inicion aderimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Kjo marrëveshje mundëson nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), me seli në Hagë.

Kryeministri, Albin Kurti tha me këtë rast se janë të përkushtuar për zbardhjen e zhdukjeve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Kurti: Aderimi në ISMP shton mundësitë për rritje të bashkëpunimit rajonal për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës, ku në shërbim të kësaj po iniciojmë aderimin e Kosovës në ISMP. Kjo nismë shton mundësitë për rritje të bashkëpunimit rajonal e më gjerë në procesin e ndriçimit të fatit dhe vend-ndodhjes së personave të zhdukur me dhunë, po ashtu i shërben rritjes së kapaciteteve të mjekëve ligjore dhe specialistëve të tjerë të fushës së antropologjisë dhe arkeologjike forenzike në institucionet tona”, tha ai.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka ndarë 243 mijë euro për zbatimin e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Këto masa kanë të bëjnë me mbështetjen për punësimin e grave, për mbështetje të mërgatës dhe likuiditet familjar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka dhënë informacione mbi zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reformë Evropiane Era ll gjatë periudhës tetor-dhjetor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat