Krasniqi për Rozeta Hajdarin: O qytetarë të nderum, ministra të dënum po na mbajnë ders

Aktuale

Krasniqi për Rozeta Hajdarin: O qytetarë të nderum, ministra të dënum po na mbajnë ders

Më: 26 prill 2023 Në ora: 13:30
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ishte i ashpër në diskurs pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, që vije nga radhët e VV-së, Nagip Krasniqi.

Ky i fundit është temë në Kuvendin e Kosovës, andaj Krasniqi ka drejtuar gishtin edhe kah partia në pushtet për lidhjet e pretenduara korruptive në Koorporatën Energjetike të Kosovës.

Ai pati një replikë me minsitren Rozeta Hajdari, të cilës ia përmendi faktin se është dënuar për mosdeklarim të pasurisë, duke thënë se e njëjta nuk ka të drejtë “të mbajë ders”.

Kjo është e dënume për mos-deklarim të pasurisë. Ka dënim të plotëfuqishëm. O qytetarë të nderum, kemi ministra të dënum që na majnë ders. Ti s’ki nevojë me dalë me folë këtu për këtë punë. Ti s’ke fol për rezerva, s’ke fol për miliona euro që keni ble, e mallin kurrë s’e keni marrë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat