Kurti priti në takim këngëtarët e mirënjohur nga Shqipëria

Aktuale

Kurti priti në takim këngëtarët e mirënjohur nga Shqipëria

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim këngëtarët nga Shqipëria Irma Libohova, Kozma Dushi, Ermira Babaliu, Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu. Ky i fundit u kthye në Kosovë pas plot 45 vitesh.

Ata mbrëmë, para një audience të madhe, kishin performuar në koncertin “Nostalgjia”, nën drejtimin e Maestro Lambert Jorganxhi, e të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Kurti falënderoi këngëtarët e mirënjohur për punën e tyre në ngritjen e vlerave të artit dhe të kulturës shqiptare, përmes këngës si brenda poashtu edhe jashtë vendit.

Në takim, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe Këshilltari në Ambasadën e Shqipërisë, Artur Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat