“Mashtrues, turpërohu”, “zëdhënëse e Vuçiqit”, përplaset ashpër me Lamën, Spahiu: Ja pse e shkarkoi Thaçi

Aktuale

“Mashtrues, turpërohu”, “zëdhënëse e Vuçiqit”, përplaset ashpër me Lamën, Spahiu: Ja pse e shkarkoi Thaçi

Nga: A.Zh Më: 26 prill 2023 Në ora: 20:30
Nexhmedin Spahiu dhe Alma Lama

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka lëshuar deklaratë të ashpër ndaj ish-ambasadores së Kosovës në Itali, Alma Lama.

Spahiu e ka akuzuar Lamën se ka thënë se "flamujt e Kosovës nuk do të ngriten në veri të Kosovës”, përcjell Bota sot.

Sipas analistit, Lama po bën zëdhënësen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me deklaratat e saj “kundër Kosovës”.

“"Flamujt e Kosovës nuk do të ngriten në veri të Kosovës" - thotë Alma Lama, ambasadorja e Kosovës në Itali që u shkarku nga Presidenti Thaçi, pasi ambasadori i një vendi mik të Kosovës tregoi se ajo po bënë veprime kundër Kosovës (mes tjerash edhe me deklarata gjysmë-publike se Kosova është bërë çerdhe e islamizmit). Vërjani gishtin kokës se përse SHBA e BE përkrahën zgjedhjet në veri të Kosovës dhe i njohën ato përkundër legjitimitetit të ulët? Që asambletë komunale të betohen livadheve të Bistricës e Boletinit, apo që flamuri i Kosovës të ngritet në qendrat e këtyre komunave? E pastaj më thotë si mund të më quash tradhtare e Kombit? Kosova e bënë deputete e ambasadore e ajo flet kundër Kosovës. Dhe përkundër kësaj Dita Saraçini Kelmendi i jep hapësirë në TV dhe mundësinë të përmirësohet, ajo vazhdon ta bëjë zëdhënësen e Vuçiqit”, ka shkruar Nexhmedin Spahiu, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Por, ish-ambasadorja Lama, e ka quajtur Spahiun “manipulant”, duke mohuar se ka thënë që “flamujt e Kosovës nuk do të ngrihen në veri të vendit”.

“Nexhmedin Spahiu, ti je një manipulant i paedukuar, që vuan për të qenë në qendër të vëmendjes. Mos gënje, sepse askush nuk të beson.

Nuk kam thënë se flamujt e Kosovës nuk do të ngrihen, por nuk janë ngritur në institucionet në veri, që do të thotë që nuk është shtrirë sovraniteti ende. Pra, ti nuk dallon kohën e tashme dhe kohën e shkuar të foljeve nga koha e ardhme, ose nuk dëshiron t‘i dallosh. Por, në të dyja rastet je i dështuar.

Nëse nuk mundesh, tregon se je injorant. Nëse nuk do, tregon se je mashtrues.

Së dyti, sa për islamin politik, të gjithë shqiptarët e dinë se çfarë qëndrimesh kam unë, dhe çfarë qëndrimesh ke ti. Unë mendoj se agjenda islamike në Kosovë, është agjendë e Serbisë dhe të gjithë ata që i shërbejnë kësaj agjende, i shërbejnë agjendës së Serbisë.

Me ziliqarët e sëmurë, që për vite kanë bërë gjueti shtrigash ndaj meje, nuk kam ndërmend të humb kohë. Janë të pavlerë”, ka shkruar Lama, në Facebook.

Por, Spahiu nuk është ndalur me kaq dhe i ka reaguar Lamës edhe në postimin e saj në Facebook.

Image
Replika mes Spahiut dhe Lamës

“Është video në Youtube dhe dëgjoje”, është replika e Spahiut.

“Nexhmedin Spahiu dëgjoje ti, dëgjoje dhe veten dhe turpërohu çfarë ke thënë. Dhe tërhiqi fjalët e kërko falje. Dhe shihu në pasqyrë po pate guxim”, i është kundërpërgjigjur ish-ambasadorja Lama, analistit Spahiu./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat