Rexhepi: Serbët duhet të pranojnë edhe praninë e të tjerëve

Aktuale

Rexhepi: Serbët duhet të pranojnë edhe praninë e të tjerëve

Më: 27 prill 2023 Në ora: 06:40
Emilija Rexhepi

Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut në Qeverinë e Kosovës, ka folur për lëvizjen e lirë mes Kosovës e Bosnjes dhe Hercegovinës, ku vazhdon të ketë probleme lidhur me marrëveshjet të ratifikuara kohë më parë në Kuvendin e Kosovës, të cilat kanë dalë nga “Marrëveshja e Berlinit”.

Për ngecjen nga ana e BeH, zëvendëskryeministrja Rexhepi fajësoi përfaqësuesin serb në Federatën e BeH, i cili kishte kërkuar që kjo pikë të hiqej nga rendi i ditës për shqyrtim. Por ajo fajësoi edhe përfaqësuesit tjerë, boshnjakët e kroatët, të cilët, sipas saj, nuk kanë bërë sa duhet punën e tyre që të ndikojnë në arritjen e marrëveshjes, në ratifikimin e saj.

 Zëvendëskryeministrja Rexhepi megjithatë shfaqi shpresën se marrëveshja do të ratifikohet në një të ardhme të afërt, sepse Dodik ka deklaruar se nuk do ta kundërshtojë lëvizjen e lirë dhe tani nuk ka të drejtë ta sabotojë marrëveshjen.

Ajo më tej sqaroi se BeH për qytetarët e Kosovës është vend vëllazëror.

Ndërkohë që bëhej e ditur se Asambleja e Republikës Serbe ka kërkuar dorëheqjen e serbëve nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, nga shkaku, sikundër thanë ata, nga veprimet e saja anti-Dejton e anti-kushtetues, zëvendëskryeministrja Rexhepi theksoi se serbët duhet ta pranojnë edhe praninë e të tjerëve që jetojnë këtu.

Ajo përmendi me këtë rast Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përmes të cilit shteti i Serbisë ka këtë synim që të formohet edhe një Republikë Serbe në Kosovë, teksa shtoi se  komunat nuk mund të jenë njënacionale, por ato duhet të jenë të qytetarëve, duke shtuar se  shteti ynë do ta kundërshtojë këtë fenomen që është tani aktuale.

“Në çdo shtet normal ka dy lloj pushtetesh, ai lokal e ai republikan dhe vetë fakti që i jepet dikujt tjetër të drejtën për një pushtet tjetër ekzekutiv, atëherë kuptohet se ti po krijon një shtet tjetër brenda shtetit. Fillimi i saj nuk ka fund, diçka që hap një kuti të pandorës e që mund të shkaktojë destabilizim edhe në shtetet tjera në rajon ku jetojnë serbët dhe jo vetëm ata, por edhe popujt tjerë”, deklaroi Rexhepi.

Kurse lidhur me emërtimin e Asociacionit, ku sipas marrëveshjes së Ohrit, përmendet edhe termi vetmenaxhim, që kritikët e qeverisë thonë se është një lloj autonomie, zëvendëskryeministrja Rexhepi sqaroi se në Kosovë të gjithë jemi të njëjtë e që, sipas saj, pak më pak e rëndësishme është se cilat janë kompetencat dhe çfarë statuti do të ketë ky asociacion ose vetëmenaxhim. "Vetë fakti se kjo përcaktohet në kuadër të Kushtetutës, kjo do të thotë se ne, si shtet, ose më saktë vetë Serbia, me këtë asociacion ose vetëmenaxhim, duhet ta respektojë sovranitetin e integritetin e Kosovës", deklarori zëvendëskryeministrja Rexhepi në "Lajmi i Fundit", në RTK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat