Kurti: Pres që me urgjencë të trajtohet kjo çështje më 2 maj në takimin me Vuçiqin

Aktuale

Kurti: Pres që me urgjencë të trajtohet kjo çështje më 2 maj në takimin me Vuçiqin

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:25
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glaku Konjufca dhe familjarë të të zhdukurve, ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Nga aty, Kurti tha se Kosova ka nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit e Serbisë, të ndodhën prapa grilave dhe për këtë, nevojitet mbështetje ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot përkujtojnë të pagjeturit që u rrëmbyen nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit.

Kurti: Kemi nevojë që kriminelët të ndodhën prapa grilave

“Përveç se i rrëmbeu më të dashurit e familjeve të shumta të familjeve të popullit tonë, gjithashtu edhe shumë prej tyre ua rrëmbeu edhe kufomat më pas në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të kryera gjatë luftës. Në pesë varreza masive në Serbi janë gjetur deri më tani rreth 950 kufoma dhe janë mbi 1600 të cilët ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit. Kemi nevojë për drejtësi, kemi nevojë për përgjegjësi, kemi nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit të ndodhën prapa grilave dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetje ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar“, tha ai, duke shtuar se nuk ka ditë më të duhur se sa 27 prilli për t’i bërë thirrje edhe një herë prokurorisë së shtetit , që ato mijëra dëshmi që i kemi, të shndërrohen në aktakuza.

Kurti është pyetur edhe për takimin e 2 majit në Bruksel dhe Ne në aneksin për zbatim të të Ohrit të 18 marsit, kemi thënë se është çështja urgjente çështja e të pagjeturve

Kurti: Çështja e të pagjeturve pres të trajtohet në takimin e 2 majit në Bruksel

“Unë pres që ashtu me urgjencë të trajtohet në takimin e dy majit çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka viktimë vetëm të pagjeturit por edhe familjes së tyre dhe mbarë popullin tonë, meqenëse pikërisht të pagjeturit janë një situatë e veçantë ku ankthi është edhe më i madh se sa pikëllimi, ku zemërimi është edhe më i madh se sa vajtimi, andaj pres që me datën 2 maj, nga ndërmjetësit, nga lehtësuesit evropian, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, ta trajtojmë me urgjencë këtë çështje”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Padyshim që njëri prej krimeve më të tmerrshme të gjenocidit të Serbisë, ishte rrëmbimi dhe zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve shqiptar nga ana e aparatit shtetëror, ushtarak dhe policorë të Serbisë.

Konjufca: Serbia të jep përgjegjësi dhe llogari për të gjithë qytetarët tanë që i rrëmbeu dhe i zhduki

“Edhe sot e kësaj dite shumë prej tyre, mbi 1600 prej tyre mbeten të pagjetur, jo pse nuk e dimë ku janë, e dimë saktë, e dimë edhe përgjegjësin për këta të rrëmbyer e të zhdukur me dhunë, është shteti i Serbisë. Dhe me vet faktin që shumë prej atyre që u gjetën, u gjetën nëpër institucione që i ndërtoi vet Serbia, siç ishte rasti i poligonit ushtarak, tregon se Serbia e di saktë ku ndodhen ata, prandaj çka na mbetet neve është që jo vetëm t’i kujtojmë ata të cilët i rrëmbeu dhe i zhduki me dhunë, por po ashtu që ta ngrisim zërin vazhdimisht e të punojmë së bashku edhe me të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, që fati i tyre të zbardhët e që Serbia të jep përgjegjësi dhe llogari për të gjithë qytetarët tanë të cilët i rrëmbeu dhe i zhduki”, tha Konjufca.

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini tha se familjet e të pagjeturve janë të zhgënjyer që tash e një vit nuk është bërë asgjë për zbardhen e fatit të më të dashurve të tyre.

Qerkini:Ne si familjarë jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer

“Sot është ditë shtetërore e personave të pagjetur ku shikuam cep më cep atë çka ka ndodhur në Kosovë dhe sot përmbyllëm një vit i cili ne si familjarë jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer. Nuk është punuar atë cak dinë dhe çka mundën. Nuk ka asgjë në Republikën e Kosovës që nuk dihet, thonë se nuk ka të dhëna, nuk ka asgjë që nuk e dini, por donë punë, përpjekje, për zbutjen e dhimbjes së të gjithë familjarëve....të flasim se çka kanë biseduar në Ohrid, e çka do të flasin më 2 maj, nuk besoj sa a jam duke besuar nëse bo bie një breshër i madh këtu, sepse tash e dy vjet një bisedë të nënshkruar nuk e kanë realizuar....i thash tash mos më kritiko dhe mos u hidhëro pse ta kritikoj mos punën, tha sa di e mundëm, i thash ti dinë shumë por nuk po i kryen detyrat”, tha ai, duke shtuar vazhdon të jenë 1600 të pagjetur, prej të cilëve 132 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat