Presidenti kroat në takim me Begajn: Kosova së shpejti do të njihet nga të gjitha vendet e BE-së

Aktuale

Presidenti kroat në takim me Begajn: Kosova së shpejti do të njihet nga të gjitha vendet e BE-së

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:00
Bajram Begaj dhe Zoran Milanoviq

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot gjatë takimit me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, shprehu mbështetjen e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi, duke potencuar se zbatimi pa rezerva dhe i shpejtë i dakordësisë së rënë ne Ohër do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve dhe më pas një marrëvëshjeje përfundimtare me në qendër njohjen e ndërsjellë.

Gjatë konferencës së përbashkët më presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, ai u shpreh se ka vlerësuar në mënyrë të veçantë mbështetjen e plotë që presidenti Milanoviq në institucionët kroate i kanë dhënë Kosovës, si në kuadër të procesit të njohjeve, ashtu edhe të anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare dhe rajonalë, por edhe për liberalizimin e vizave.

Mes tjerash, presidenti Begaj tha vizita e tij në Kroaci është ë rëndësishmë në kuadër të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe në kuadër të zhvillimeve rajonale.

Begaj: Dialogu Kosovë-Serbi, zbatimi i dakordimit në Ohër, i hap rrugë normalizimit të marrëdhënieve

“Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, vlerësova rolin e Kroacisë dhe të Slovenisë në procesin e Bërdo Brionit si platforma e vetme që i ka bërë bashkë në mënyrë të vazhdueshmë, që i ka dhënë zë të gjithë krerëvë të shteteve të rajonit për të avancuar idetë e qëndrimët e tyre në drejtim të Bashkimit Evropian…Nënvizuam interesin e përbashkët dhë nevojën e një kordinimi midis nesh që edhe Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance. Lidhur më anëtarësimin e plotë të Kosovës në aleancë jam në një… me presidentin Milanoviq, i cili ka vlerësuar së Kosova është e dyjëzuar as ndaj NATO-s as ndaj Bashkimit Evropian. Shpreha mbështetjen e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi, ndërmjëtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zbatuar së zbatimi pa rezerva dhe i shpejtë i dakordësisë së rënë në Ohër për planin evropian do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve dhe më pas një marrëvëshje përfundimtare dhe të detyrueshme ligjërimisht, të njohur ndërkombëtarisht me në qendër njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Kjo do t’i shërbente rajonit por jo vetëm”, tha ai.

Ndërsa,presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq u shpreh se është realitet që Kosova është pjesë e Evropës dhe se në të ardhme jo të largët do të njihet nga të gjitha vendet e BE-së.

Ai tha se interes i tyre është normalizmi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Milanoviq: Kosova është pjesë e Evropës, së shpejti do të njihet nga të gjitha vendet e BE-së

“Kosova është një realitet, numri më i madh i vendeve të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s e kanë pranuar, disa vende nuk e kanë pranuar, po t’i pyesësh se pse nuk e kanë pranuar nuk do të dinë ta arsyetojnë mendimin e tyre…Kroacia e ka pranuar Kosovën, në mes të vendeve të para, ky është një realitet. Do të bëjmë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por me synimin që t’i ndihmojmë sado që të jetë e mundur dhe kjo është ë vështirë, por duam që t’i bindim së ky është realitet…Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Evropës, në një të ardhme jo të largët do të njihet edhe nga edhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe që tani Serbia këtu gjendet në pozitë skizofrenike, duke mos dhënë aluzione klinike, por ndodhet në një pozitë politike skizofrënikë…Nuk dua të vendos së cfarë është interes i Serbisë, por e di çfarë është interes i jonë, jam i sigurt eshtë interesi i Shqipërisë e kjo është normalizimi i raporteve, avancimi i dialogut dhe pastaj të shohim se si do të mbarojë e tëra kjo gjë me njërëzit nga Serbia, por edhe Republika Srbska të mos krijojë shumë keqkuptime…”, tha ai.

Presidenti Begaj tha se me presidentin kroat ka zhvilluar një bisëdë të veçantë e miqësore, më fokus forcimin ë mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, agjenda e intergrimit evropian të Shqipërisë si dhe zhvillimet rajonale.

Begaj: Ende mbetet shumë për të bërë në drëjtim të bashkëpunimit ekonomik

“Dokumenti i partneritetit strategjik i firmosur midis dy vende i ka dhënë një dinamikë të re marrëdhënieve midis dy vendeve Marrëdhëniet tona festuan vitin që shkoi 30-vjetorin dhe vlerësova se në këto tri dekada kemi krijuar një kapital, i cili është mjaft i mirë, i bashkëpunimit politik, diplomatik dhe ekonomik. Ndamë bindjen së pavarësisht nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve politike dypalëshë dhe prirjes dhë trendit të rritjes së marrëdhënieve ekonomikë, tregtare, ende mbetet shumë për të bërë në drëjtim të bashkëpunimit ekonomik midis të dy vendeve.”, tha Begaj.

Ai tha se e ka siguruar presidetin kroat se investimet dhe projektet kroate në Shqipëri janë të mirëpritura. Begaj u shpreh se ka vlërësuar së Kroacia mund të shërbëjë si shembull shumë i mirë për Shqipërinë lidhur më integrimin evropian.

Ndërsa, presidenti kroat, Zoran Milanoviq u shpreh se Shqipëria do të duhej që para shumë kohësh të ishte në fazë shumë më të avancuar të integrimit në Bashkimit Evropian.

Milanoviq: Shqipëria do të duhej para shumë kohësh të ishte një fazë shumë më të avancuar të integrimit në BE

“Miqësia e Kroacisë dhë Shqipërisë, tanimë është një fakt shumë mirë i ndërtuar dhe jeta dhe raportet, në të cilat jëtojmë do na sjellin te faktet që duam të ndihmojmë Shqipërinë, jo atë që quhet rruga drejt Bashkimit Evropian, pasi kjo nuk do të thotë asgjë në vete. Është një rrugë sikurse çdo rrugë tjetër në jetë, por këtu kemi një synim konkret, Shqipëria sipas meje do të duhej që para shumë kohësh të ishte një fazë shumë më të avancuar të integrimit në Bashkimit Evropian. Nuk ka patur asnjë, lë të themi sfidë apo arsye politikë të sigurisë apo ekonomike që Shqipëria të ishte pothuajsë në fund të negociatave të anëtarësimit. Dhe kjo nuk është kështu, por besoj që kjo ka patur të bëjë edhe me paragjykime, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të vendevë të tjera, edhpse të gjitha argumentet racionale flasin në favor të faktit se vendet siç janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhej të ishin në Bashkim Evropian. Pra, do të duhej të ishin ose në Bashkim Evropian ose pranë anëtarësimit në Bashkim Evropian.”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat