Deputetët e Kosovës takohen me Von Crammon në Bruksel, e falënderojnë për mbështetjen për Kosovën

Aktuale

Deputetët e Kosovës takohen me Von Crammon në Bruksel, e falënderojnë për mbështetjen për Kosovën

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:13
Deputetët e Kosovës takohen me Von Crammon

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ai i LDK-së, Besian Mustafa dhe ai i VV-së, Agon Batusha janë duke marrë pjesë në sesionin tre ditor të organizuar nga Komisioni Evropian, me qëllim diskutimin rreth sfidave të rajonit drejt integrimit evropian, të rinjëve në politikë dhe krijimin e hapësirave për dialog.

Ai në një postim në Faceboook ka thënë se në këtë sesion ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Të njëjtën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma evropian.

“Ndër shumë takime e diskutime këtu në Bruksel, sot patëm nderin ta takojmë edhe raportuesen për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian znj.Viola Von Cramon, të cilës i shprehëm mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në mekanizmat evropian”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat