Haradinaj mirëpret themelimin e Këshillit të Ambasadorëve: Rrugë diplomatike dhe mësim për gjeneratat pasuese

Aktuale

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:00
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në themelimin e Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se diplomacia e Kosovës ka dhënë shembuj për krijimin e miqësive me shtetet pritëse dhe lehtësime për qytetarët tanë në vendet përkatëse.

“Diplomacia e Kosovës sado që e re, ka dhënë shembuj të krijimit të miqësive me shtetet pritëse e po ashtu lehtësim për qytetarët kosovarë në vendet përkatëse”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova është pasqyrë e asaj cka përfaqësojmë, dhe ne gjithmonë kemi përfaqësuar vlera.

Haradinaj mirëpret themelimin e Këshillit të Ambasadorëve: Rrugë diplomatike dhe mësim për gjeneratat pasuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në themelimin e Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se diplomacia e Kosovës ka dhënë shembuj për krijimin e miqësive me shtetet pritëse dhe lehtësime për qytetarët tanë në vendet përkatëse.

“Diplomacia e Kosovës sado që e re, ka dhënë shembuj të krijimit të miqësive me shtetet pritëse e po ashtu lehtësim për qytetarët kosovarë në vendet përkatëse”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova është pasqyrë e asaj cka përfaqësojmë, dhe ne gjithmonë kemi përfaqësuar vlera.

“Ka qenë e domosdoshme themelimi i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës, së pari si rrugë diplomatike dhe si mësim për gjeneratat pasuese të koreve diplomatike që do të vijnë në Republikën e Kosovës”.

“Pafundësisht mirënjohes për punën e ambasadorëve, konsujve dhe stafeve diplomatike. Kosova është pasqyrë e asaj cka përfaqësojmë, dhe ne gjithmonë kemi përfaqësuar vlera.

Republika e Kosovës, ju falënderon!”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat