Deputeti Shala sqaron deklaratën e tij rreth picës

Aktuale

Deputeti Shala sqaron deklaratën e tij rreth picës

Më: 28 prill 2023 Në ora: 00:52
Ferat Shala

Të mërkurën në Kuvendin e Kosovës u debatua rreth arrestimit të kryeshefin e arrestuar dhe të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqit, pati një debat mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala dhe atij të Vetëvendosjes Armend Muja.

Shala ia përmendi Mujës, një rast kur kishte qenë i arrestuar si i dyshuar për korrupsion.

Bile, deputeti i PDK-së tha se bashkëpartiaku i tij Bekim Haxhiu, ia kishte sjell një picë në stacionin policor.

Mirëpo, në Edicionin Special Ferat Shala, u sqarua rreth kësaj deklarate.

Ai tha se kjo deklaratë doli jashtë vullnetit të tij.

“Jashtë kulturës time, dëshirës time u dashtë me ia përmend picën”, tha Shala në Edicionin Special në Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat