“Unë me armë në dorë që të kam kapur ty”, kunati i Haxhiut i kundërpërgjigjet Hoxhës duke publikuar fotografinë me kali

Aktuale

“Unë me armë në dorë që të kam kapur ty”, kunati i Haxhiut i kundërpërgjigjet Hoxhës duke publikuar fotografinë me kali

Më: 29 prill 2023 Në ora: 10:53
Dardan Krasniqi

Analisti Dibran Hoxha, gjatë mbrëmjes së kaluar shënoi një status paksa thumbues ndaj Dardan Krasniqit, aktivistit të VV-së e ish-ushtarit të UÇK-së, e kunatit të Albulena Haxhiut që mori rrugë për në Finlandë.

Hoxha, me ironi pyeti nëse Krasniqi arriti shëndosh e rehat në veri të kontinentit.

Ky publikim mori shumë komente, ndërsa nuk mungoi as ai i vet Krasniqit.

Image
Postimi i Dibran Hoxhës

Krasniqi, gjatë ditës së sotme, përmes opsionit të komenteve, iu kundërpërgjigj Hoxhës, duke thënë se ka arritur në Finlandë, ndërsa përshkrimit ia bashkëngjiti edhe një fotografi gjatë luftës me një kali.

Më poshtë edhe publikimi i plotë:

Image
Replika e Dardan Krasniqit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat