Dështon mësimi sot në shumicën e shkollave në kryeqytet

Aktuale

Dështon mësimi sot në shumicën e shkollave në kryeqytet

Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Mësimi i planifikuar të mbahet të shtunën si zëvendësim i 11 prillit, që ka qenë pushim për festë zyrtare, ka dështuar në një mori shkollash në kryeqytet.

Në mëngjes, mësimdhënësit kanë dalë në punë, por numri i nxënësve që kanë ardhur për të vijuar mësimin, ka qenë shumë i vogël dhe ka pamundësuar procesin mësimor.

Edhe në shkollat ku orët po mbahen, më shumë se gjysma e fëmijëve nuk kanë shkuar, kjo si pasojë e vendimit të prindërve që të mos respektojnë vendimet për t’u zëvendësuar orët te shtunave.

Gjithë kjo situatë erdhi pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, që 11 prillin ta heqë nga pushimet në kalendarin e ndryshuar të vitit shkollor, për shkak të orëve të humbura në grevë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat