Rrahje në aeroport: Lëndohen dy persona, shtatë të tjerë shoqërohen në polici

Aktuale

Rrahje në aeroport: Lëndohen dy persona, shtatë të tjerë shoqërohen në polici

Më: 30 prill 2023 Në ora: 15:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka shoqëruar shtatë persona për në stacion, pasi të njëjtit u përfshinë në një rrahje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN,  ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe  të njëjtëve u është ofruar trajtim i  nevojshëm mjekësor.

Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se  kanë qenë të përfshirë në rrahje”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat