“Po i vjen keq për Thaçin e Kadriun”/ Pas akuzave ndaj Gërvallës, Gashi ‘shpërthen’ keq ndaj Daçiqit

Aktuale

“Po i vjen keq për Thaçin e Kadriun”/ Pas akuzave ndaj Gërvallës, Gashi ‘shpërthen’ keq ndaj Daçiqit

Nga: A.M. Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:00
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Opinionisti Lirim Gashi, ka reaguar pas fjalimit të ministrit serb, Ivica Daçiq në KS të OKB-së, ku akuzoi ministren Donika Gërvalla për dërgim të provave në Speciale për Thaçin dhe të tjerët.

Ai u shpreh i befasuar se Vuçiqit, Daçiqit i vjen keq për Thaçin, sa herë përballen me Kurtin.

Gashi tha se akuza e Daçiqit ndaj Gërvallës u frymëzua nga keqardhja për Hashimin dhe Kadriun.

“Nuk çuditem aspak me ata shqiptarë që i besojnë më shumë Vuçiqit dhe Daçiqit se sa Donikës sepse natyra ka krijuar më së shumti invalidë mendor në kombin tonë”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nuk do ta kisha besuar kurrë se Vuçiqit, Daçiqit dhe Ramës do t'i vinte aq keq për Hashimin dhe Kadriun sa herë që ju bie ndërmend që tashmë përballë e kanë Kurtin.

Falënderimin që Daçiqi ia bëri sot Donika Gervallës për shkak se gjoja e ka furnizuar Gjykatën Speciale me informata kundër krerëve të UÇK-së ishte në fakt një akuzë e tij e drejtpërdrejtë ndaj saj, e frymëzuar nga keqardhja për Hashimin dhe Kadriun.

Kështu duhet të kuptohet kjo djallëzi udbashe e Sllobes së vogël nga ata që e përdorin trurin gjatë analizës dhe jo vetëm sytë dhe veshët.

Nuk çuditem aspak me ata shqiptarë që i besojnë më shumë Vuçiqit dhe Daçiqit se sa Donikës sepse natyra ka krijuar më së shumti invalidë mendor në kombin tonë.

Suphane dhe pasulhane Allah, me çfarë perverzitetesh po na tundon?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat