Modeli i statutit të asociacionit do të ndikojë në funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe në fatin e kufijve në Ballkan

Aktuale

Modeli i statutit të asociacionit do të ndikojë në funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe në fatin e kufijve në Ballkan

Më: 1 maj 2023 Në ora: 12:10
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se modeli i statutit të asociacionit të cilin Kurti nesër do ta negociojë me Vuçiqin në Bruksel do të ndikojë në funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe në fatin e kufijve në Ballkan.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se ky model do të frymëzojë gjitha pakicat në Ballkan edhe më shumë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, sepse sipas saj, ata nuk janë pakicë atje por janë gjysma e popullatës.

Postimi i plotë:

Modeli i statutit te asociacionit te cilin Kurti neser do ta negocioj me Vuciqin ne Bruksel do te ndikoj ne funksionalitetin e shtetit te Kosoves dhe ne fatin e kufijve ne Ballkan sepse do te frymezoj gjitha pakicat ne Ballkan edhe me shume shqiptaret ne Maqedonine veriore sepse nuk jane pakice atje por jane gjysma e popullates...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat