Punëtorët e sektorit privat paralajmërojnë ikje nga vendi nëse s’ka rritje të pagave

Aktuale

Punëtorët e sektorit privat paralajmërojnë ikje nga vendi nëse s’ka rritje të pagave

Më: 1 maj 2023 Në ora: 12:17
Protesta e punëtorëve

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në sheshin “Skënderbeu”, në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Përfaqësuesit e sektorit privat kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të drejtat tona”, “Kërkojmë rritjen e pagave”.

Kryetari i Sindikatës Jusuf Azemi, tha se Kosova është vendi me numrin më të madh të vdekjeve në rajon të punëtorëve të sektorit privat.

Ai tha se Qeveria nuk është duke i plotësuar kushtet që po i kërkojnë punëtorët, duke shtuar se vetëm gjatë dy viteve nga Kosova kanë ikur mbi 100 mijë punëtore.

Azemi, tha se paga minimale në sektorin privat vazhdon të jetë 130 deri në 170 euro, pavarësisht se Qeveria e Kosovës kishte premtuar 350 euro për një pagë të tillë.

“Do të kishim pasur dëshirë që edhe në të kishim dal që të festojmë, por a din pse nuk jemi dal sepse kompanitë dhe Qeveria nuk po na lejon që të dalim. Sepse ata nuk e kanë problem pagën dhe benificionin. Ata po kanë problem kur ne po i’u prishim ndonjëherë. Sot kemi dal që ta bëjmë një bilanc, sot një vit kemi qenë këtu, sot një vit i kemi ofruara qeverisë këto kërkesa, bilancin qeverisë së Kosovës ka hyrë zero… Edhe në kemi shpirt edhe ne dëshirojmë që të jetojmë, t’i gëzojmë fëmijët tanë po i’u nuk po na lejoni. Kërkuam pa ndërpre që ta kemi një 30% të trustit, mbajtëm shpresë që më në fund do t’i gëzojmë familjet tona dhe kjo nuk ndodhi. 25 herë i kërkuam kryeministrit e ministrave që t’i rregullojmë kushtet punëtorëve të Kosovës. Kosova është e para në rajon me punëtorët e vdekur, ne kemi probleme edhe për të organizuar edhe funeral, Qeveria ka premtuar që do të ndaj një fond, por nuk e ka bërë”. tha ai.

Bedri Elshani, përfaqësues i 130 punëtorëve sigurimit të UP-së, tha se nëse nuk plotësohet kërkesat e tyre do të detyrohen ta lëshojën Kosovë, duke thënë “le të vijën të Bangladeshit të punojnë këtu”.

“Jemi dalë me protestuar për drejtat tona, për paga më të mira, përndryshe do e lëshojmë Kosovën dhe le të vinë prej Bagladeshit të punojnë”, tha Elshani.

Sakibe Hoti, kryetar e Sindikatë nga Gjakova, tha se pokeqpqëdoren nga Qeveria. Edhe ajo kërkoi që të jenë të barabartë me të gjithë ose do ta lëshojnë Kosovën.

“Na sot jemi qu për të drejtat tona, se të drejta nuk i kemi të barabarta, nga qeveria po na keqpërdorin. Ju lutemi që ose të jemi të barabartë ose do të ikim të gjithë”.“Ju lutem ministrisë së Shëndetësi që të na përkrah përndryshe do la lëshojmë të gjithë e do të ikim nga vendi”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat