Takimi i Brukselit, gazetari: Vuçiç ndodhet në siklet, mund ta braktisë tryezën me ndonjë “skandal”

Aktuale

Takimi i Brukselit, gazetari: Vuçiç ndodhet në siklet, mund ta braktisë tryezën me ndonjë “skandal”

Më: 2 maj 2023 Në ora: 16:50
Aleksander Vuçiq

Kosova dhe Serbia do të ulen mbrëmjen e sotme në tryezën e Brukselit për gjetjen e një “shtegu të ri”, i cili do ndihmonte palët të normalizonin marrëdhëniet mes tyre. Takimi Kurti-Vuçiç pritet të nisë në orën 18:00.

Këtë takim të nivelit të lartë e komentoi në “Ballkan Update” në ABC News, gazetari i njohur Visar Duriqi. Ai u shpreh se nëse Kosova dhe Serbia nuk do kenë një pajtim për të pagjeturit e luftës, atëherë takimi i sotëm mund të mbyllet që në pikën e parë, pa kaluar te ajo që quhet ndryshe “Thembra e Akilit” dhe që është krijimi i Asociacionit.

“Nuk mund të diskutohet për një draft që nuk përfaqëson Kosovën. Ky ekip e çon një draft, të cilës palës kosovare nuk i prezantohet si i palës kosovare. Sonte nëse arrihet të kalohet pika e parë, që janë të pagjeturit e luftës, me aq përfundon edhe takimi dhe nuk mund të vijohet me një draft që nuk përfaqëson asgjë për Kosovën”, tha ai.

Sipas tij, Presidenti i Sernbisë në këtë takim ka më shumë presione të brendshme, ndërsa për Kurtin klima politike është krejt tjetër. Në këtë kuadër, Duriqi nuk e përjashton faktin që Aleksandër Vuçiç mund të braltisë takimin duke krijuar edhe ndonjë “skandal” të mundshëm politik.

“Kurti ka si pikë të kuqe që ky draft as mos të prezantohet në tavolinë dhe jo më të diskutohet për të. Vuçiç ka presione të brendshme nga nacionalistët, një gjë që nuk e ndjek Kurtin, sepse opozita nuk është kundër negociatave dhe as asociacionit. Kurti nuk ka rezistencë të brendshme. Kurti do jetë në situatë të relaksuar dhe Vuçiç mund ta lëshojë takimin me ndoshta ndonjë skandal”, tha ai.

Prezencën e Amerikës në këtë takim Duriqi e sheh si një “mërzitje” ndaj Joseph Borrel. Ai nuk e përjashton faktin se nëse dështon ky takim i sotëm në Bruksel, dialogu Kosovë-Serbi mund të zhvendoset në Uashington.

“Amerikanët e kanë bërë të qartë, që statusi i tyre do jetë vëzhgues. Mendoj që amerikanët janë të zhgënjyer me negociatorët, konkretisht me Borrell. Borrell nuk mund të shihet nga palët si një ndërmjetësues të drejtë. Është koha që BE, që ky proces të mos ketë takime të dështuar, të caktojë një negociator tjetër, sepse ajo që kemi parë nga Borrel po dëshiron të arrijë marrëveshje pa marrë parasysh se çfarë do t’i shkaktohet Kosovës. Amerikanët janë pak më pragmatistë dhe efikas. Nëse ky takim dështon, atëherë do të shqyrtohet mundësia që dialogu të zhvendoset nga Brukseli në Uashington”, tha Duriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat