Pak para takimit në Bruksel, avokati shqiptar ka një paralajmërim të fuqishëm - thotë fjalë të mëdha për Kurtin

Aktuale

Pak para takimit në Bruksel, avokati shqiptar ka një paralajmërim të fuqishëm - thotë fjalë të mëdha për Kurtin

Nga: A.SH Më: 2 maj 2023 Në ora: 17:21
Albin Kurti

Avokati shqiptar Spartak Ngjela ka kometuar rreth takimit i cili pritet të mbahet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai ka thënë se po të ndodh Asociaiconi i Komunave me shumicë serbe do të jetë një turp historik antikombëtar, sepse nëse ndodh kjo Arbëria humbet territor.

“Asocacioni i komunave serbe është kurth i trashë serb i ripushtimit të Arbërisë. Këtë duhet ta dinë të gjithë shqiptarët”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Asocacioni i komunave serbe në Kosovë, po të ndodhë, do të jetë një turp historik antikombëtar; sepse nëse ndodh kjo Arbëria humbet territor.

Por kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është i vendosur t'u thyejë hundët të gjithë antishqiptarëve.

Turpi historik është atëherë kur, një fisni ardhacaksh pushtuesish serbë, duan të na shfaqen si etni e pavarur në territorin mijëravjeçar shqiptar të Arbërisë.

Pushtuesit, si mbeturina të shekujve, nuk janë etni, por populli e ardhur, që do të ketë të gjitha të drejtat sipas Kushtetutës së Kosovës. Asgjë më shumë!

Asocacioni i komunave serbe është kurth i trashë serb i ripushtimit të Arbërisë. Këtë duhet ta dinë të gjithë shqiptarët.

Por sot...

Territori i Arbërisë, i sulmuar në shekuj nga e gjithë bota, tani ka lulëzimin e vet, prandaj ardhacakët e shekujve, derisa nuk kanë ikur, kanë vetëm të drejtat që u jep Kushtetuta Demokratike e Kosovës.

Lavdërim i veçantë, në këtë kohë historike, për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, që, me këtë akt të madh të shqiptarizmit kundër asocacionit, do të mbetet si një figurë historike me vlerë të veçantë në historinë e Shqipërisë së Bashkuar.

Dhe duhet të kujtohemi gjithmonë se pushtuesit shekullorë serbë, në çdo kohë, janë ndihmuar shumë edhe nga krerët e shitur të qeverisjeve të shqiptareve...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat