8 vite në burg, Naser Pajazitaj do t’i kërkojë 1 milion euro dëmshpërblim

Aktuale

8 vite në burg, Naser Pajazitaj do t’i kërkojë 1 milion euro dëmshpërblim

Më: 2 maj 2023 Në ora: 18:04
Naser Pajazitaj

Naser Pajazitaj do t’i kërkojë 1 milion euro dëmshpërblim për kohën e kaluar në burg, si i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt. Gjykata Supreme ka publikuar sot aktgjykimin për lirimin e 63-vjeçarit, ku thuhet se nuk ka prova të drejtpërdrejta që argumentojnë fajësinë e tij.

Ahmet Tahiri, Avokati i Naser Pajazitajt, ka deklaruar se do të bëjnë kërkesë për dëmshpërblim, për vjetët që ka kaluar në burg klienti i tij.

Tahiri tha se dëmshpërblimi që Pajazitaj do të kërkojë është 1 milion euro.

“Naseri kishte linqim edhe bullizim nga të gjithë, të prekur nga kjo ishin edhe fëmijët e tij, i janë humbur 8 vite të jetës së tij në burgje. Ne do t’i kërkojmë 1 milion euro”, ka thënë Tahiri.

Kërkesën për dëmshpërblim, Tahiri ka thënë se do ta kenë gati brenda javës, meqë kanë qenë në pritje të Aktgjykimit të Supremes.

“Besoj që brenda javës, do ta kemi gati kërkesën për dëmshpërblim”, ka deklaruar Tahiri.

Vendimin për lirimin e Pajazitajt nga akuza për vrasje e ka marrë para tri javësh Kolegji Penal i Gjykatës Supreme, por që aktgjykimi është publikuar tek sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat