Maloku: Karriera dhe jeta e Vuçiqit do mbarojë sikurse ajo e Zoran Gjingjiqit!?

Aktuale

Maloku: Karriera dhe jeta e Vuçiqit do mbarojë sikurse ajo e Zoran Gjingjiqit!?

Nga: A.SH Më: 2 maj 2023 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Profesori Fadil Maloku ka thënë se Albin Kurti e di se Asociacioni është “vdekjeprusrës” për Kosovën.

Sipas tij, as Kurti as Vuçiq nuk e kanë as kurajen e as guximin me implementu “germë për germë” Marrëveshjen e Ohrit.

Postimi në Facebook:

Fleni dathur!

S'ka gjë prej Marrëveshjes së Ohrit! As Albin Kurti e as Aleksandër Vuçiqi nuk e kanë as kurajen e as guximin me implementu "germë për germë" ate! Albin Kurti, e dinë fort mirē se sa "vdekjeprurēs" është Zajednica për Kosovën, kurse, Aleksandër Vuçiqi që mashtroj gjithë kohën opinionin serb e ndërkombëtar, e dinë poashtu fortë mirë që (jo vetëm) karriera dhe jeta e tij do mbaroj sikurse ajo e Zoran Gjingjiqit!? Amerika dhe Evropa, mund vetëm të "blejnë"kohë deri sa të mbaron lufta në Ukrainë dhe të ridizajnojnë "rendin e ri botëror".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat