Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Aktuale

Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Më: 2 maj 2023 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit, ka reaguar deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.

Rrustemi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kjo deklaratë i jep përgjigje dhimbjeve të familjarëve të të zhdukurve.

“Miratohet deklarata për të zhdukurit me dhunë që përfundimisht i jep përgjigje thirrjeve dhe dhimbjeve të familjeve për të cilat lufta as sot, 24 vjet pas, nuk ka mbaruar”, thuhet në postimin e tij.

Në Deklaratën për të Zhdukurit, e përfshirë është edhe termi “të zhdukurit me dhunë”, të cilën diplomacia serbe pretendonte se e ka larguar nga marrëveshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat