Çfarë iu duk interesante Mushkolajt në Deklaratën për të Zhdukurit të publikuar nga BE-ja ?

Aktuale

Çfarë iu duk interesante Mushkolajt në Deklaratën për të Zhdukurit të publikuar nga BE-ja ?

Më: 2 maj 2023 Në ora: 21:02
Imer Mushkolaj

BE-ja ka publikuar dokumentin e plotë të deklaratës për të Zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë që është nënshkruar në takimin në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ajo që ishte interesante në përmbajtjen e kësaj deklarate sipas analistit Imer Mushkolaj qe përfshirja e dates së një janarit të vitit 1998.

I ftuar në “Debat Plus”, Mushkolaj ka thënë se një gjë e tillë nuk paraqet një rastësi.

“E kuptojmë se është një delaratë kompromsi në kuptimin se nuk bëhet fjalë vetëm për të pagjeturit por edhe për të zhdukurit që i takojnë komunitetit shqiptar por edhe për ata të komuniteteve të tjera, duket se kjo është kohëzgjatja e periudhës që përfshin kjo deklaratë e cila është e njëjtë me kohëzgjatjen e periudhës  që përfshin në shqyrtim Gjykata Speciale…kjo mu duk interesante në kuptimin sepse ishte përfshirë 1 janari i vitit 98 kur e njëjta përfshihet edhe  në Gjykatën Speciale, nuk është e rastësishme, kështu e shoh unë të paktën, sepse është e njëjta periudhë e cila përfshin vitin ’98, ’99, ‘2000 që janë tri vite të plota sa I përket çështjes së të zhdukurve”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ky i fundit ka thënë se të dyja palët do të kenë obligimet e tyre në marrëveshjen e arritur.

“Palët do të marrin obligime qoftë Serbia, qoftë Kosova dhe kjo duhet kuptuar drejt sepse siç thuhet në deklaratë, bëhet fjalë për dhënien në dispozicion të të gjitha deklaratave, arkivave e të tjera ku duhet të ketë qasje për të zbardhur fatin e atyre që nuk janë gjetur ende”, ka thënë Mushkolaj.

BE-ja ka publikuar dokumentin e plotë të deklaratës për të Zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë që është nënshkruar në takimin në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në deklaratën e BE-së thuhet se puna do të mbikëqyret nga një Komisioni i Përbashkët që do të kryesohet nga BE-ja dhe do të mbikëqyret nga Kryqi i Kuq.

Po ashtu është kërkuar qasje e plotë në të gjithë dokumentet, incizimet dhe vende të tjera ku mund të ketë informacione për ta bërë sa më të lehtë gjetjen e të zhdukuruve nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat