Hoxha për Deklaratën për të Zhdukurit: Është shumë e mirë për faktin se përfshin obligimet shtetrore të dy vendeve

Aktuale

Hoxha për Deklaratën për të Zhdukurit: Është shumë e mirë për faktin se përfshin obligimet shtetrore të dy vendeve

Më: 2 maj 2023 Në ora: 21:04
Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se tema e të zhdukurve është diskutuar prej shumë kohësh dhe sipas tij, nuk ka korr asnjë rezultat në të kaluarën ose ka korrur rezultate të pjesshme.

Për miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit, Hoxha ka thënë se është shumë e mirë për faktin se përfshin obligimet shtetrore të dy vendeve për të zbuluar këto të vërteta.

“Sa i përket viktimave shqiptare të shkaktuara nga policia serbe mendoj se gjërat thjeshtësohen shumë për shkak të çasjes që kemi në dokumentet serbe”, ka thënë Hoxha.

Hoxha është shprehur optimist se të zhdukurit do të gjenden. Tutje ai ka theksuar se ka qenë një sistem i organizuar politiko-ushtarak që ka vepruar në Kosovë dhe që ka të dhëna lidhur me këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat