Respekti i zbehtë i Thaçëve e Osmanit

Aktuale

Respekti i zbehtë i Thaçëve e Osmanit

Më: 2 maj 2023 Në ora: 21:42
Vjosa Osmani

”Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”, – kështu tha presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 24 vjetorit të masakrës së Studimes së Vushtrrisë ku forcat paramilitare serbe masakruan 116 civilë.

Ndërsa kryeparlamentari, Glauk Konjufca, deklaroi se ”Krimineli nëse nuk pendohet e bën përsëri krimin”, duke iu referuar Serbisë.

Në këtë përvjetor u vërejt një respekt i ftohtë mes pushtetit e opozitës.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, nuk lëvizi vendi për ta përshëndetur presidenten kur ajo erdhi në këtë ngjarje e u fliste të pranishmëve.

As Osmani nuk është se iu ofroi përshëndetje dorë më dorë gruas së ish-presidentit, Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi dhe djalit të tyre Endritit.

E ky i fundit nuk duartrokiti për asnjërin kur këta përfunduan fjalimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat