Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit / Bogujevci: Deklarata e sotme na sjellë një hap më afër të vërtetës

Aktuale

Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit / Bogujevci: Deklarata e sotme na sjellë një hap më afër të vërtetës

Nga: A.SH Më: 2 maj 2023 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Në takimi mes Kosovës Serbisë u miratua Deklarata për të Zhdukurit.

Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Për këtë ka reaguar nënkryetarja e Kunvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila ka thënë se me këtë marrëveshja e sotme do të na sjellë një hap më afër të vërtetës.

Postimi në Facebook:

Sot u nёnshkrua deklarata pёr personat e zhdukur me forcё gjatё luftёs, përkundër rezistencës sё gjatё tё Serbisё.

Pas mohimit 24 vjeçar, me këtë deklaratë Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë. Me këtë deklaratë e ngritë nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve. Gjithashtu për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë - qofshin këto edhe materiale të klasifikuara.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Deklarata e sotme na sjellë një hap më afër të vërtetës.

Shpresojmë që ky hap i rendesishëm do të lehtësojë sado pak dhimbjen e familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat