Buxhovi: Një pjesë e ndërkombëtarëve ka filluar ta pranojë diskursin se serbët janë viktima

Aktuale

Buxhovi: Një pjesë e ndërkombëtarëve ka filluar ta pranojë diskursin se serbët janë viktima

Më: 2 maj 2023 Në ora: 22:12
Jusuf Buxhovi

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se tashmë një pjesë e Evropës e ka përqafuar diskursin që sikur i shfaq serbët, e jo shqiptarët, si viktima të konfliktit.

“Krijimi i Listës Serbe e krijoi një relacion të ri. E zhvendosi vëmendjen prej faktorit pakicë serbe dhe integrimit të tyre te Beogradi, dhe Beogradi politikisht u fut në gjithë këtë çështje dhe filloi t’ua diktojë politikën edhe qeverive, edhe politikat tjera në raport me faktorët ndërkombëtarë”, ka thënë Buxhovi në Rubikon.

“Kjo po ndodh edhe sot. Desha ta përmbyll me këtë, kështu si historian, ne arritëm në një situatë shumë absurde, shumë të pavolitshme se nga ata që deri dje ishin përgjegjës për gjenocidet, për të gjitha ato që ndodhën dhe faktori ndërkombëtar u desh të intervenojë ta ndërprejë atë fushatë që ishte kundër Kosovës në njëfarë mënyre u kthye në partner. Por jo vetëm që u kthye në partner, por dalëngadalë, ata gati tash po duken se janë viktima”.

Buxhoi druhet se këto pasoja do të vuhen  jo vetëm tash por edhe në të ardhmen, nëse vazhdon i njëjti avaz.

“Edhe faktori ndërkombëtar, për fat të keq, një pjesë e evropianëve gati kanë filluar ta pranojnë atë diskurs se ata janë viktima dhe se shqiptarët janë ata që do të duhej të bëjnë koncesione. Prandaj po them, historikisht dhe politikisht e kemi një përmbysje të një procesi historik i cili në emër të gjoja pajtimit me Serbinë ka marrë një drejtim të kundërt dhe ne i kemi pasojat sot, që do t’i kemi edhe në të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat