Kurti publikon versionin e tij për Asociacionin

Aktuale

Kurti publikon versionin e tij për Asociacionin

Më: 3 maj 2023 Në ora: 07:36
Albin Kurti

Në takimin e 2 majit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është bërë një hap në drejtim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë Josep Borrell, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Por, ai ka thënë se dallimet në mes palëve akoma janë të thella.

Për këtë, kryeministri Albin Kurti ka publikuar dokumentin që e ka quajtur vizion si përgjigje ndaj draftit të statutit të Asociacionit që e prezantoi Ekipi i emëruar nga Kosova e i kontrolluar nga Vuçiq.

Dokumenti i referohet pikës së 7 të marrëveshjes së Ohrit, dhe nis me atë që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Duke iu referuar vetmenaxhimit të komunitetit serb, dokumenti i Kurtit ka disa pika.

“Ai do të burojë nga autorizimet e konventave të Këshillit të Evropës”, thotë pika parë.

Pika dytë potencon që “vetmenxhimi do t’u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë të promovojnë dhe mbrojnë interesat e tyre përmes një kornize vetmenaxhuese”.

Pikat e tretë i referohet një refuzimi të projektit territorial.

Më pas pika e katërt thotë se “Ai do të sigurojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi mes Qeverisë së Kosovës dhe pjesëmarrëseve të Këshillit Konsultativ të Komuniteteve”.

Pika pestë thotë se “do të mundësohet që financimi të bëhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, por në financim do të përfshihet edhe Serbia, si dhe kanale ndërkombëtare.

Në pikën vijuese përmendet bashkëpunimi i kësaj strukture vetmenaxhuese me komunat e tjera të Kosovës.

Ndërkaq, pika shtatë thotë se “do të njohë plotësisht karakteristikat e Republikë së Kosovës”.

Pikat e tjera flasin për respektim të ligjeve të Kosovës promovimit të vlerave kushtetuese të Kosovës, si pluralizmi, fjala e lirë etj.

Për këtë dokument, Kurti ka thënë se e ka marrë shembull modelin e marrëveshjes Serbi-Kroaci. Sipas kryeministrit ky dokument është vleror, duke iu referuar koncepteve universale për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Image
Dokumet
Image
Dokumet

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat