Media serbe: Ky është drafti i Asociacionit të ekipit menaxhues që Kurti e kundërshtoi

Aktuale

Media serbe: Ky është drafti i Asociacionit të ekipit menaxhues që Kurti e kundërshtoi

Më: 3 maj 2023 Në ora: 11:12
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Dje në Bruksel, u prezantua draft-statuti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili u prezantua nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se draft-statuti për Asociacionin i paraqitur nga Ekipi Menaxhues “është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.

Ai tha se ky draft dëshmon dëshirën për “Republika Srpska” në Kosovë.

Image
Drafti

E sot, Novosti, medium ky  i afërt me pushtetin e Vuçiqit ka publikuar atë që thotë se është drafti i prezantuar dje.

Siç shkruan “Novosti”, kryeministri Albin Kurti ka shprehur shqetësimin e tij për Nenin II të këtij drafti që flet për territorin që do të mbulohej nga Asociacioni dhe “simbolet e shtetësisë”, përfshirë të drejtën për flamur, stemën, himnin dhe selinë administrativë që do të ishte në Mitrovicën e Veriut.

Gjithashtu mospajtim të thellë Kurti raportohet të ketë pasur edhe me Nenin XVI në të cilin flitet për atë se si Asociacioni menaxhon pronat dhe asetet publike, infrastrukturën dhe burimet natyrore.

“Novosti” përmend edhe fakti që specifikon të drejtën e Asociacionit për të marrë para nga buxheti i Serbisë.

Kujtojmë se sot, Qeveria ka shkarkuar sot ekipin menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit.

Vendimi është marrë këtë mëngjes nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Krasniqi thotë se ky ekip prezantoi punën e tij dje dhe se tashmë është pa status.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat