Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për këto vepra penale

Aktuale

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për këto vepra penale

Më: 3 maj 2023 Në ora: 11:21
Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.K.

Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur këtë të mërkurë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

I pandehuri B.K. akuzohet për disa vepra penale që lidhen me blerjen dhe shitjen e narkotikëve si dhe me shpëlarje të parave.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.K. akuzohet për veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge në vazhdim’ nga neni 267 paragrafi 3 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Lidhur me veprën penale ‘Shpëlarja e parave’ nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në komunikatën për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat