Hasani: Jam tmerruar kur e kam parë Deklaratën për të Zhdukurit, Kosova u barazua me Serbinë

Aktuale

Hasani: Jam tmerruar kur e kam parë Deklaratën për të Zhdukurit, Kosova u barazua me Serbinë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 11:58
Enver Hasani

Kosova dhe Serbia në takimin e nivelit të lartë dje në Bruksel, janë pajtuar për deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë, për të cilën pati vërejtje për shkak të terminologjisë së përdorur.

Qeveria në vazhdimësi kishte thënë se në deklaratën për të pagjeturit është përdorur termi “të zhdukurit me dhunë”.

Por, pas miratimi të deklaratës për të pagjeturit mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u publikua nga BE-ja, personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë përkufizohen në anglisht me termin “forcibly disappeared”, term ky i cili nuk është kategori juridike dhe nuk i prodhon pasoja shtetit serb.

Kështu ka thënë edhe ish-kryesuesi i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili është shprehur “i tmerruar” kur e pa këtë deklaratë.

“Barazimi i posedimit të provave materiale mes një shteti që s’ka ekzistu, s’ka qenë atëherë shtet, dhe një entiteti, kjo është përbesë e pabesueshme, unë kur e pashë jam tmerru”, ka thënë Hasani.

Hasani thotë se ka dy probleme thelbësore në këtë deklaratë, heqja e përgjegjësisë së shtetit serb për zhdukjet e dhunshme dhe çështja e dytë ajo e provave materiale, për të cilat thuhet që palët insitucionalisht i posedojnë.

Hasani thotë se është gabim i dyfishtë që Kosova ka lejuar që në tekstin e brendshëm të thuhet se kjo bëhet për arsye “humanitare”, ngase sipas tij, në këtë mënyrë Serbia përjashtohet 100 përqind nga përgjegjësia penale.

“Deklarata e Serbisë e vërtetoi atë që është heqja e përgjegjësisë së shtetit serb për zhdukjet e dhunshme sipas nenit 2 të Konventës së OKB-së. E këtu ta sqaroj për publikun. Nuk bëhet fjalë për përgjegjësi penale individuale. Përgjegjësia penale kryhet edhe përgjigjet çdokush për veprat e veta që i bën çoftë në konflikt të armatosur të brendshëm e të jashtëm, bile te ne ka edhe edhe siç e dini deri pas luftës, por ato janë çështje të tjera.

Deklarata e Vuçiq që e ka bë për çështjen e shtetësisë,  me të cilën ka tregu që kjo deklaratë nuk nënkupton asnjë interpretim, sepse ashtu shkon ajo ndërkombëtarisht, sepse neni 2 thotë agjentë të shtetit, sipas asaj konvente nuk përgjigjen strukturat parashtetërore, akterët joshtetëror që i quajmë ne në diskursin e së drejtës ndërkombëtare publike: siç është UÇK-ja ta zëmë e organizata tjera, por ato që janë shtet, thotë shprehimisht “agjentët e shtetit” dhe aty nuk flitet për vdekje por “forcibly disappeared” që agjentët e shtetit ose personat e autorizuar nga ata që iu kanë hjekë lirinë, mbajtjen e kështu me radhë e përshkruan. Prandaj kjo është çështja e parë që këta kanë gabuar, edhe kanë gabuar më shumë që në tekstin e brendshëm të deklaratës kanë lejuar që me u thanë që ajo bëhet për arsye humanitare. Me këtë dyfish ka përjashtuar çdo përgjegjësi Serbia ndaj këtij krimi në territorin e atëhershëm që është konsideru edhe Kosova, përjashtohet 100 përqind”, tha Hasani në një deklaratë tjetër.

Ai tutje shton se për çështjen e provave materiale për të cilat thuhet që palët insitucionalisht i posedojnë, Kosova ka barazuar veteveten me agresorin, ngase shteti ynë nuk mban asnjë përgjegjësi për periudhën para 17 shkurtit.

“Çështja e dytë është i provave materiale, për të cilat thuhet që palët insitucionalisht i posedojnë. Kosova me këtë e ka barazu vetevten që është gabim. Është e pabesueshme të them të drejtën, po flas mos me besu njeriu kur e sheh për shkak se insitucionalisht Kosova si shtet ka ekzistur vetëm nga 17 shkurti e këndej. Asnjë përgjegjësi Kosova nuk mban si shtet për periudhën përpara”, tha Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat