Abazoviq: Vota për pranimin e Kosovës në KiE nuk ishte kundër Serbisë

Aktuale

Abazoviq: Vota për pranimin e Kosovës në KiE nuk ishte kundër Serbisë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 14:14
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në seancën e Komitetit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë, deklaroi se vota e shtetit të tij pro-Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk ishte kundër Serbisë.

Abazoviq, siç raporton Vijesti malazez, përkujtoi Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se “një vend nuk do të ndalojë një tjetër nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare”.

“Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera. Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit thotë se një vend nuk do të ndalojë një tjetër nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare. Interesi i Malit të Zi këtu është më i madhi. Ajo reflektohet në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Ne nuk mund të japim një kontribut më të madh në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por mund të jemi miqësorë dhe t’i ftojmë shtetet të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, deklaroi ndër të tjera kryeministri shqiptar në komision.

Sidoqoftë, kreu i ekzekutivit të Malit të Zi shtoi se shteti i tij ka marrëdhënie të mira me Serbinë.

“Kam qenë shumë kolegial, kam thënë se do të votojmë për dhe se nuk ka asgjë kundër Serbisë. Ne jemi një vend që e kemi njohur Kosovën, jemi sjellë si të gjitha vendet që e kanë njohur, por ne i kuptojmë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, deklaroi ndër të tjera ai.

Ambasadorja e Malit të Zi në Këshillin e Evropës, Bozhidarka Kruniq, ka mbështetur hyrjen e Kosovës në KE javën e kaluar, në takimin e Komitetit të Ministrave të KE-së. Kruniç ka votuar sipas udhëzimeve të Qeverisë malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat