“Ky mentalitet politik i Kurtit është dëshpërues” – Abazi i ashpër, tregon incidentin që i ndodhi sot në Kuvend

Aktuale

“Ky mentalitet politik i Kurtit është dëshpërues” – Abazi i ashpër, tregon incidentin që i ndodhi sot në Kuvend

Nga: A.SH Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:21
Haki Abazi

Deputeti i larguar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, deklaroi të mërkurën se me urdhër të kryeministrit Albin Kurti dhe pa paralajmërim, i është ndërruar ulësja në Kuvend.

Në një postim në Facebook, Abazi shkroi se është urdhëruar që në vendin e tij të ulet deputeti Besim Muzaqi dhe afër tij është zhvendosur Sali Zyba.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Incidenti i radhës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Kur shkova te ulësja në kuvend, me urdhër të Kurtit dhe pa paralajmërim, nga Çadra e Gadafit, kishin urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që të ulet në vendin tim, duke e hequr kartelen time nga aparati , dhe afër tij kishin zhvendosur Sali Zybën. Kaq fuqi kanë, kaq dije kanë dhe me këto gjëra merren, kush ku ulet dhe me kënd flet. Turp Krejt dhe Drejt!

Si duket për të mbuluar dështimin në Bruksel të një rezultati negativ që ka orientuar procesin drejt ose kompromisit që e dështon rendin kushtetues të vendit ose e izolon Kosovën nga perendimi, deshën sot në Kuvendin e Kosovës të orkestrojnë një skandal e pëprlasje fizike me Sali Zybën. Asnjë kuptim tjetër nuk kishte prezenca e përforcuar e Zybës. Ky mentalitet politik i Kurtit është dëshprues dhe veprim fëmijësh.

Nuk ka rëndësi ku ulem, në cilën pjesë të parlametit apo nê cilin kapacitet do të flas, unë jam betuar për të thënë të vertetën dhe për të mbrojtur interesin publik të vendit tim.

Albini nuk na paska kenë ndryshimi, Albini është vazhdimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat