Shefi i kabinetit të Presidentes Osmani jep detaje për modelin e Asociacionit që iu dorëzua Kurtit

Aktuale

Shefi i kabinetit të Presidentes Osmani jep detaje për modelin e Asociacionit që iu dorëzua Kurtit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:08
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela, ka thënë se verzioni i statutit të Asociacionit që e dorëzoi Ekipi Menaxhues në Bruksel, është shumë i ngjashëm më statutin e Vojvodinës në Serbi.

“Ekipi Menaxhues i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dorëzoi versionin e statutit të Serbisë, i cili është shumë i ngjashëm me statutin e Vojvodinës”, ka shkruar Vela.

Sipas tij qëllimi i autoriteteve serbe është rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë, me qëllim që institucionet e Kosovës të jenë të pavlefshme.

“Ky Asociacion nuk do të kalojë”, ka deklaruar Vela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat