Sveçla premton luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Aktuale

Sveçla premton luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:34
Pamje nga konferenca

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë sot në hapjen e Konferencës së Parë Rajonale të organeve mbikqyrëse të Policisë, e organizuar nga Inspektorati Policor Kosovës me mbështetjen e programit të ICITAP në kuadër të Ambasadës Amerikane.

Ai tha se temat të cilat u diskutuan ishin krimi i organizuar transnacional dhe korrupsioni në kufi.

Sveçla në Facebook tha se para të pranishmëve ritheksoi rëndësinë e integritetit profesional brenda secilit institucion si domosdoshmëri që sipas tij, garanton efikasitet të institucionit dhe zyrtarëve që janë në shërbim të vendit dhe qytetarëve tanë.

“Krimi i organizuar transnacional dhe korrupsioni në kufi ishin temat e konferencës që mblodhi përfaqësues të organeve mbikqyrëse të Policisë nga i gjithë rajoni dhe më gjerë. Ritheksova para të pranishmëve rëndësinë e integritetit profesional brenda secilit institucion si domosdoshmëri që garanton efikasitet të institucionit dhe zyrtarëve që janë në shërbim të vendit dhe qytetarëve tanë. Inspektoriati Policor i Kosovës në dy vitet e fundit ka shtuar dukshëm angazhimin në fushën e hetimeve, operacioneve si dhe inspektimeve që në veçanti synojnë që Policia e Kosovës të jetë në nivelin më të lartë të detyrës, profesionale dhe e përgjegjshme në zbatimin e misionit të saj”, tha ai.

Tutje tha se “do të vazhdojmë angazhimin e përbashkët si dhe mbështetjen pa kursim, që zyrtarët tanë dhe institucionet tona të jenë të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti e të palodhshëm në shërbim të vendit dhe qytetarëve tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat