Zëdhënësi i Qeverisë tregon detaje se çfarë do të ndodh me propozimin e Asociacionit

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë tregon detaje se çfarë do të ndodh me propozimin e Asociacionit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:39
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se propozimi i kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin është gjithëpërfshirës dhe sipas tij diskutimet duhet të fillojnë sa më parë mbi këtë bazë.

Kryeziu ka thënë se propozimi i kryeministrit Kurti, është propozim vleror, që ruan kohezionin e brendshëm, është gjithëpërfshirës dhe nuk e lë askënd prapa.

“Ekipi menaxhues u dekomisionua përfundimisht sot me vendimin e ministrit Krasniqi për t’i liruar nga detyra anëtarët e këtij ekipi që derivonin nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Dje në Bruksel Kryeministri Kurti ka paraqitur vizionin e tij për nenin 7 të Marrëveshjes Bazë, që është propozim vleror, që ruan kohezionin e brendshëm, është gjithëpërfshirës dhe nuk e lë askënd prapa, dhe ne besojmë që është mirë që sa më parë të fillojmë diskutimet mbi bazën e propozimit tonë”, ka thënë Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat