Gutierez i bën thirrje Kurtit, kjo është arsyeja

Aktuale

Gutierez i bën thirrje Kurtit, kjo është arsyeja

Më: 3 maj 2023 Në ora: 17:34
Ricardo Gutierez

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierez, ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zgjedhë anëtarët e rinj të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), të cilët janë mbështetës publikë të partisë së tyre.

“Kuvendi i Kosovës sot pritet të zgjedhë tre anëtarë të rinj të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Jam thellësisht i shqetësuar kur dëgjoj se partia në pushtet e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është gati të zgjedhë persona që janë përkrahës publik të partisë së tyre”, ka thënë ai.

Po ashtu, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që “të mos lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat