Hasanpapaj për Asociacionin: Draft – Statuti ishte më shumë se Republika Sërpska

Aktuale

Hasanpapaj për Asociacionin: Draft – Statuti ishte më shumë se Republika Sërpska

Më: 3 maj 2023 Në ora: 17:37
Bardhyl Hasanpopaj

Liderët e Kosovës dhe Serbisë në takimin e fundit në Bruksel kanë shprehur qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Draft-statuti për formimin e Asociacionit, i prezantuar nga ekipi menaxhues i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, është kundërshtuar nga kryeministri AlbinKurti.

Ndërsa, në lidhje me këtë draft-statut, juristi Bardhyl Hasanpopaj ka thënë se ishte e papritur që ishte diçka më shumë se Republika Sërpska.

“Ne presim që ky draft të mos jetë më i mirë, problematik, por pak presin që të jetë aq i zëshëm, më shumë se Republika Srpska. Drafti ishte total, përtej asaj që mund të ishte minimumi i pritjeve të Kosovës në këtë proces”, ka thënë ai.

Ai shpreson që drafti të vendoset në dispozicion për publikun, por ai draft siç ka thënë ai shkon përtej asaj që Kosova mund ta diskutoj apo pranoj.

“Tash do ta shohim se çfarë qëndrimi, sepse qëndrimi i deritashëm nuk është mjaft i qartë. Shkarkimi i komisionit u bë për të treguar se e përfundoi mandatin”, ka deklaruar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat