Pantina për dialogun: Kurti na ka kthyer në vitin 2013

Aktuale

Pantina për dialogun: Kurti na ka kthyer në vitin 2013

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:09
Shqipe Pantina

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për çasjen e tij sa i përket dialogut me Serbinë, për të cilën ajo tha se Kurti e ka kthyer këtë proces në vitin 2013.

Pantina beson se dialogu do të përfundojë me një marrëveshje, por sipas saj, çështja është se cila do të jetë përmbajtja e kësaj marrëveshje dhe çfarë do të përfitojë Kosova prej saj.

Madje ajo tha se me Qeverinë Kurti nuk po flitet më për njohje por vetëm për normalizim të raporteve mes dy vendeve.

“Përderisa në të kaluarën e afërt para se të vinte kryeministri Kurti në Qeveri diskutohej për arritjen e një marrëvshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, e cila natyrisht do të kishte njohje të ndërsjellë mes të dy vendeve. Tani çdo herë e më shumë po flitet për një marrëveshje e cila do të normalizojë raportet e Kosovës me Serbinë dhe çështja e njohjes sikur është shtyer. Dhe në anën tjetër mendoj se mënyra se si është drejtuar dialogu nga kryeministri Kurti na ka kthyer në vitin 2013, pra jemi 10 vite mbrapa, atëherë kur ishte kurorëzuar një marrëveshje gjithpërfshirëse në mesin e të cilave ishte edhe themelimi i një Asociacioni të komunave serbe”, tha Pantina.

Sipas saj, pavarësisht që Kurti gjatë fushatës kishte deklaruar se dialogu nuk ishte prioritet i qeverisjes së tij, Pantina tha se tash po e shohim të kundërtën.

“Kryeministri Kurti kur e mori pushtetin, ndonëse ai kishte deklaruar në fushatë se dialogu nuk ishte prioritet i tij megjithëse të gjithë e dinin dhe kur them të gjithë e them ata që studiojnë apo e përcjellin politikën ditore se dialogu do të jetë një prej çështejve kryesore me të cilat edhe kjo Qeveri do të merret, siç kanë bërë edhe Qeveritë në të kaluarën”, shtoi Pantina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat