Pantina thotë se Kurti e Vuçiqi po ankohen

Aktuale

Pantina thotë se Kurti e Vuçiqi po ankohen

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:56
Shqipe Pantina

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, ka folur për përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të cilin mbrëmë në Bruksel e prezantoi kryeministri Albin Kurti.

Pantina tha se i njëjti duhet të ketë pajtueshmëri nga të dyja palët ose siç tha ajo, të paktën edhe nga Bashkimi Evropian.

“Ajo duhet të ketë një pajtueshmëri nga të dyja palët ose të paktën edhe nga Bashkimi Evropian. Ata janë ndërmjetës dhe e fasilitojnë, e lehtësojnë procesin, palët duhet të binë dakord se çfarë marrëveshje duan të arrijnë. Natyrisht që ndërmjetësuesit do të përdorin mekanizma të ndryshëm për t’i bërë palët që të arrjinë në pajtueshmëri, por është në vullnetin e Kosovës dhe Serbisë, në vullnetin e Kurtit dhe presidentit Vuçiq nëse duan të arrijnë një marrëveshje dhe t’i japin fund kësaj sage të konfikteve dhe të dyja shtetet të ecin përpara drejtë procesit të integrimit evropian”, tha ajo.

Por që sipas Pantinës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më shumë ankohen sesa që shprehin vullnet për dakordim.

“Për fat të keq në të dyja anët kemi lider popullit të cilët më shumë ankohen, sidomos e dëgjuam dje edhe presidentin Vuçiq i cili herë luan rolin e heroit, e herë të viktimës. Por unë përkundër kundërshtimeve që mund t’i kem me kryeministrin Kurti, asnjëherë nuk do të doja që kryeministri i vendit tim të  bënte të njëjtat sjellje dhe veprime, apo të merret si masë krahasuese me Vuçiqin dhe kur këtë e bëjnë mbështetësit e Kurtit shumë shpesh, ata për ta arsyetuar një veprim të Kurtit e i referohen veprimeve të Vuçiqit, mendoj që është fyerja më e madhe që mund t’i bëjnë kryeministrit të cilin ata vetë e adhurojnë”, shtoi ajo.

Ndryshe gjatë takimeve të së martës në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, Ekipi Menaxhues prezantoi një draft-statut të Asociacionit.

Për këtë kryeministri, Albin Kurti tha se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar nga Ekipi Menaxhues i delegacionit serb është i papranueshëm për Kosovën.

Kurse i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. tha se të dy propozimet e statutit – të Kurtit dhe të ekipit menaxhues, të paraqitura në Bruksel – ishin serioze, por “nuk më takon mua të vendos nëse është serioz, nuk është një proces i ndërmjetësuar nga Amerika, por proces i ndërmjetësuar nga Evropa”.

“Ne shohim një evolucion në të dyja anët, në njërën anë e pamë draftin e Ekipit Menaxhues e në anën tjetër i dëgjuam edhe parimet e prezantuara nga Qeveria e Kosovës, mbi të cilat e shohin se si mund të themelohet Asociacioni”, tha Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat